Në tregun botëror nuk do të ekzistojnë më telefonat LG. Kompania jug-koreane LG Electronics njoftoi të hënën se ka vendosur të mbyllë biznesin e saj me telefona të mençur (smartphone).
Vendimi vjen edhe pse marka LG ishte e treta në shitje të celularëve në të gjithë botën.
Por edhe pse shiti në 2020, mbi 28 milionë celularë, LG ishte sërish shumë larg Samsung i cili shiti 256 milionë të tillë.
LG pranoi se ka pësuar humbje për gati gjashtë vjet, të cilat kapin vlerën e rreth 4.5 miliardë dollarëve.
Dështimi nuk dihet pse pranohet nga kompania, në kushtet kur LG ka bërë shumë inovacione, duke përfshirë kamerat me kënd shumë të gjerë.
Udhëheqësit e kompanisë thanë se tregu i telefonave mobilë është bërë “tepër konkurrues”.
Firma jug-koreane Samsung dhe ajo amerikane Apple janë dy lojtaret më të mëdha në tregun e smartphone-ve.