Transmetuar më 06-04-2021, 13:24

Presidentja e re te Kosovës Vjosa Osmani ka marë urime të shumta pas detyrës së lartë. Mes urimeve, veçohen ato të dy këngëtareve shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora.

Dua ka publikuar një foto të Vjosës dhe në mbishkrimin e saj shprehet se është shumë e lumtur që shikon një femër të arrijë kaq shumë.

“Urime Madamë Presidente! Sa e mrekullueshme të shikosh një femër në majë”, –  ka shkruar Dua për Vjosa Osmanin.

Kanë qenë shumë emra të tjerë të famshëm që kanë shprehur gëzimin dhe përkrahjen ndaj Vjosa Osmanit. Një ndër ta ka qenë edhe Rita Ora, e cila postoi një foto të presidentes dhe shkruan: “Urime për Vjosa Osmanin, Presidentja e re e Kosovës”.

/a.m/NOA.al