Transmetuar më 08-04-2021, 18:47

Një nga përplasjet më të bujshme të industrisë së muzikës, ishte ajo mes Ledrit dhe Noizyt.

Por pas shumë vitesh në konflikt, Ledri dhe Noizy u ribashkuan për një projekt muzikor “Dje dhe Sot”, që u bë hiti i vitit 2017.

Ata vazhdojnë të ruajnë raporte të mira me njëri tjetrin, dhe së fundmi Noizy i ka bërë një dhuratë vogëlushes së Ledrit.

Poem Blu mori nga Noizy disa bluza nga linja e tij e veshjeve të cilat erdhën të shoqëruara me një shënim shumë të këndshëm.

“Vogëlushja Poem Blu Vula. Mirë se erdhe në botë! Shpresojmë që të rritesh e fortë dhe e zgjuar sa edhe e bukur. Thuaji mamit dhe babit t’i lajnë rrobat në lavatriçe në 30 gradë, sa herë që të ndjesh se nuk mund ta mbash qumështin e mamit në stomak”, shkruhet në shënimin për dhuratën.

Noizy dhe Ledri prej shumë vitesh krijuan një rivalitet të ashpër mes tyre, për shkak të shtëpive muzikore që ata bënin pjesë, përkatësisht “Baba Stars” dhe “OTR”./a.m/NOA.al