Transmetuar më 09-04-2021, 18:20

Gjatë një aktiviteti të organizuar nga Partia Demokratike ku është shpalosur programi i kësaj partie për artin dhe kulturën, mori pjesë edhe akademiku i njohur Artan Fuga,  i cili përmes një statusi në Facebook kujtoi një bisedë kohë më parë me kreun e opozitës, Lulzim Basha.

“Për mendimin tim kriza vjen se institucionet e artit dhe kulturës janë të politizuara. Komunikimi i artit shqiptar, i kulturës shqiptare me kulturën evropiane, perëndimore, e më gjerë, botërore, sot është në nivele shumë të ulëta. A ka zgjidhje?”, pyet Fuga.

“Mua më kujtohet se para disa vitesh kam bërë një bisedë me z. Basha dhe kanë ngelur i fiksuar nga ajo bisedë dhe kam shpresën time se kjo krizë do të zgjidhet”, thotë ai.

Akademiku shton se vetëm një politikë e re mundet të bëjë atë që quhet kulturë kombëtare.

Postimi i plotë i Akademikut Artan Fuga:

Më vjen mirë që z. Lulzim Basha bën këtë takim për të shpallur, për të interpretuar, për të shpjeguar, programin e opozitës edhe të PD, për këtë fushë kaq të rëndësishme, që ka të bëjë me shijen, ka të bëjë me formimin kulturor, me identitetin e kombit tonë. Dua të them që në konstatimet e mia, arti, kultura, letërsia, teatri, të gjitha format e kulturës së krijuar apo të kulturës popullore janë në krizë, për shkak të një politike, e cila nuk ka ditur të menaxhojë dhe sot gjendja e artistit, si të tillë, gjendja ekonomike, financiare, statusi simbolik i tij, vlerësimi i shoqërisë për të, është ndoshta në ditën më të keqe, që mund të bëjë.

E dyta, për mendimin tim kriza vjen se institucionet e artit dhe kulturës janë të politizuara. Komunikimi i artit shqiptar, i kulturës shqiptare me kulturën evropiane, perëndimore, e më gjerë, botërore, sot është në nivele shumë të ulëta. A ka zgjidhje? Mua më kujtohet se para disa vitesh kam bërë një bisedë me z. Basha dhe kanë ngelur i fiksuar nga ajo bisedë dhe kam shpresën time se kjo krizë do të zgjidhet.

Cila ishte kjo bisedë? Propozimi im ishte, në atë kohë, që kërkohet një integrim i shkollës, edukimit dhe kulturës. Besoj se ka nevojë për një politikë të re, një politikë krejt ndryshe për artin dhe kulturën, sikurse dhe për shkencën, dhe për arsimin universitar, apo arsimin në përgjithësi. Unë besoj që vetëm një politikë e re mundet të bëjë atë që quhet kulturë kombëtare, që është identiteti kombëtar, dhe që ka të bëjë me shijen artistike, që është një mënyrë tjetër të jetuari e rinisë dhe që hap ndërgjegjen kolektive drejt vlerave kaq të larta, që vetëm arti, kultura, letërsia mundet që t’i realizojë.

/a.m/NOA.al