Transmetuar më 30-04-2021, 16:27

Parlamenti i Bashkimit Evropian i ka hapur rrugë krijimit të një çertifikate për udhëtimin brenda bllokut, mbi një vit pasi Shtetet Anëtare aplikuan kontrollet kufitare dhe ndalimet e hyrjes për qytetarët  në një përpjekje për të parandaluar përhapja e Koronavirusit në territorin e tyre.

Deputetët e Evropës miratuan propozimin për krijimin e një dokumenti të tillë ndërkohë që ranë dakord që në vend të Certifikatës së Gjelbër Dixhitale, siç propozohet nga Komisioni, certifikata të quhet "certifikata EU COVID-19".

Propozimi është miratuar nga 540 eurodeputetë, ndërsa 119 kanë votuar kundër dhe 31 të tjerë abstenuan të mërkurën, ndërsa rezultatet u njoftuan të enjten.

Sipas një njoftimi për shtyp të Parlamentit, certifikata duhet të jetë në fuqi për një maksimum prej 12 muajsh, dhe jo më gjatë.

"Dokumenti, i cili mund të jetë në format dixhital ose letër, do të vërtetojë se një person është vaksinuar kundër koronavirusit ose, ndryshe,  ka një rezultat të testit negativ të fundit ose është rikuperuar nga infeksioni,” thuhet në njoftimin për shtyp.

Certifikata nuk duhet të shërbejnë si dokumente udhëtimi ose të bëhen parakusht për udhëtime, shqetësim i cili ishte ngritur më parë nga Komiteti i Lirive Civile i Parlamentit gjatë një takimi në mes të Prillit.

Deputetët e tjerë të Evropës gjithashtu u kanë bërë thirrje Shteteve Anëtare që të përmbahen nga vendosja e kufizimeve shtesë të udhëtimit për udhëtarët që mbajnë certifikata të BE-së COVID-19, përfshirë këtu karantinën, vetë-izolimin ose testimin.

Ata gjithashtu këmbëngulin që vendet e BE duhet të "sigurojnë testime universale, të arritshme, në kohë dhe pa pagesë" në mënyrë që të shmangin diskriminimin e atyre që nuk janë vaksinuar.

Sipas njoftimit për shtyp, Shtetet Anëtare duhet të pranojnë certifikatat e vaksinimit të lëshuara në Shtetet e tjera Anëtare për qytetarët që janë vaksinuar plotësisht me një nga vaksinat e autorizuar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).