Transmetuar më 06-05-2021, 13:03

Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, janë përplasur me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci si dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Para se të ndodhte incidenti, deputetët e PDK-së u larguan nga salla e Kuvendit me arsyetimin se nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ishte duke e degjeneruar séance.

Derisa deputetët e PDK-së po largoheshin nga salla, deputetët Memli Krasniqi dhe Ardian Kastrati u fjalosën me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci. Në këtë fjalosje u përfshi edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci si dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë Salih Zybën dhe Besim Muzaqin.

Fjalosjes i parapriu një debat i ashpër në mes të deputetëve të opozitës si dhe të atyre nga radhët e Vetëvendosjes. Vërejte për udhëheqjen e seancës patën edhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët e lëshuan sallën./K.B/NOA.al