Transmetuar më 07-05-2021, 15:51

Në mesin e katër pacientëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë është edhe një fëmijë vetëm 1 vjeç.

Autoritetet thonë se rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç)”, vijon njoftimi.

Sa i përket rasteve të reja, ato kanë qenë 170 nga 2 mijë e 545 testime.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 35 raste, Leposaviq 19 raste, Prizren 14 raste, Gjilan 12 raste.

Ferizaj 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Gjakovë 9 raste, Klinë 7 raste, Pejë 7 raste, Podujevë 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Vushtrri 6 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Drenas 3 raste, Malishevë 3 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Lipjan dhe Suharekë.

Numri total i rasteve pozitive është 106.192 nga 549.286 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2, ndërsa 2 mijë e 202 pacientë kanë humbur jetën.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.057, dhe numri i rasteve aktive është 6 mijë e 933. /k.k/noa.al/