Transmetuar më 07-05-2021, 22:49

Një teleskop në Itali ka arritur të fotografojë raketën kineze, e cila ka dalë jashtë kontrollit dhe pritet që ditën e nesërme të bjerë në Tokë.

Sipas mediave të huaja kjo është fotoja e parë e siguruar e raketës kineze, e cila humbi kontrollin teksa ishte në hapësirë, pasi po transportonte pjesë për ndërtimin e Stacionit Hapësinor të Kinës.

Raketa me 21 ton mbetje nuk dihet ende saktësisht se ku do të bjerë në tokë.

Pala kineze nuk ka më asnjë kontroll mbi raketën March Long 5B.

Parashikohet që raketa do të bjerë në tokë ditën e nesërme.

Ekspertët nuk kanë ende një përgjigje për vendndodhjen.

Ata thonë se shpresojnë që të bjerë në oqean, por nuk janë të sigurt.

Kjo foto e raketës që ka hyrë në atmosferën e Tokës është kapur nga një teleskop i fuqishëm i vendosur në Itali.

Edhe pse raketa me 21 ton mbetje përbën rrezik, ekspertët thonë se shanset që të bjerë në një zonë të populluar janë mjaft të ulëta.

/a.m/NOA.al