Transmetuar më 09-05-2021, 16:07

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë. Për vdekjen tragjike të 33-vjeçares nga fshati Vragoli i Fushë-Kosovës, janë mësuar detaje të reja.

Burime të besueshme të Express brenda Policisë së Kosovës bëjnë me dije se 33-vjeçarja dyshohet se u ngufat me jastëk nga motra e saj rreth tri vjet më e vogël.

Të njëjtat burime theksuan se dy motrat dhe anëtarët e tjerë të kësaj familjeje dyshohet se kanë probleme mendore. Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, e sipas informacioneve të para bëhet fjalë për vdekje të dhunshme.

“Rreth orës 12:00, kemi marrë informacionin për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër 33 vjeçe.

Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka njoftuar policia./K.B/NOA.al