Kosovë/ Përplasja e 2 automjeteve shkakton 2 të plagosur
Transmetuar më 10-05-2021, 21:36
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:40, në Shupkovc të Mitrovicës.

Në aksident janë përfshirë 2 automjete dhe si pasojë janë plagosur 2 persona.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia, ku në një komunikatë shkruan:

“Aksident trafiku me të lënduar, i ndodhur rreth orës 19:40, në hyrje të Mitrovicës segmenti fsh Shupkovc, dy vetura të përfshira dy persona të lënduar”./noa.al/