Transmetuar më 11-05-2021, 20:03

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksident ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës, 16:00 në fshatin Llugë të Podujevës.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor dhe si pasojë 2 persona kanë mbetur të plagosur dhe sipas mediave vendase, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia ku shkruan:

“Sot rreth orës 16:00 në fshatin Llugë, të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë një veturë dhe një traktor.Bazuar në të dhënat fillestrare, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pranuar trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”./noa.al/