Transmetuar më 12-05-2021, 15:21

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bëri të ditur se janë regjistruar 113 raste të reja dhe 4 viktima gjatë 24 orëve të fundit.

Katër të vdekur nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit i përkasin grupmoshës 55-75-vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit  janë testuar gjithsej 1.678 qytetarë dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, rezultuan 113 raste pozitive.

Në 24 orët e fundit, janë shëruar 316 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.539 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.895.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv në Kosovë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (72, 66 vjeç), Kaçanik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.651 raste nga 559.537 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.217 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 316 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.539 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.895.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 19 raste, Vushtrri 14 raste, Mitrovicë 12 raste, Gjilan 11 raste, Skenderaj 8 raste, Gjakovë 7 raste, Klinë 5 raste, Ferizaj 4 raste, Obiliq 4 raste, Pejë 4 raste, Prizren 4 raste, Fushë-Kosovë 3 raste, Leposaviq 3 raste, Lipjan 3 raste, Kaçanik 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Kamenicë, Kllokot, Podujevë dhe Viti.