Transmetuar më 16-05-2021, 11:16

Piktura e artistit të famshëm spanjoll, Pablo Picasso, "Marie-Therese", u shit në një ankand në Nju Jork, 103 milionë e 400 mijë dollarë amerikanë. 

Piktura që paraqet të dashurën franceze të piktorit, ishte vlerësuar deri në 55 milionë dollarë dhe theu të gjitha pritshmëritë në ankandin e zhvilluar.

u shit për 103.4 milionë dollarë gjatë një ankandi të zhvilluar në New York duke thyer të gjitha pritshmëritë sipas të cilave veprave vlerësohej  55 milionë dollarë.

Në ankandin “20 Century Evening Sale” në shtëpinë e ankandeve Christie’s, vepra e Pikasos, e titulluar “Gruaja e ulur pranë një dritareje” u vlerësua si një imazh tepër ikonik.

"Vlerësimi i portreteve të Marie-Therese, veçanërisht nga viti 1932, është rritur shumë", – u shpreh Keith Gill, shefi i departamentit të Impresionizmit dhe Artit Modern në Christie’s.

Deri tani, janë 5 piktura të Pikasos që janë shitur më shumë se 100 milionë dollarë. /noa.al

Foto: Reuters