Transmetuar më 16-05-2021, 12:59

Kosova mban qëndrimin e parë zyrtar pas luftës në Lindjen e Afërt, mes Izraelit dhe palestinezëve.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, me anë të një reagimi ka thënë se Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet nga sulmet e Hamasit, duke u rreshtuar kështu përkrah shteteve që mbështetin shtetin izraelit.

“Si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2,000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, ka reaguar MPJ.

Luftimet midis forcave izraelite dhe palestineze u intensifikuan mbrëmjen e 11 majit.

Pas sulmeve masive me raketa nga Rripi i Gazës, ushtria izraelite përforcoi kundërsulmet e saj ndaj Hamasit, ku deri tani pas gati një javëluftimesh numërohen mbi 100 viktima./a.m/NOA.al