Transmetuar më 16-05-2021, 15:20

Këtë të dielë në Kosovë është raportuar një situatë në rritje e rasteve të reja me koronavirus.

Ndryshe nga një ditë më parë, ku u konfirmuan 40 raste të reja, sot janë infektuar me Covid-19 71 persona.

Rastet e reja kanë dalë nga 3 mijë e 377 testime për të dyshuar.

Nga ana tjetër 2 pacientë, nga Mitrovica dhe Podujeva, kanë humbur jetën nga COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 106.914, nga 568.984 testime që janë bërë që nga fillimi i epidemisë në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 173 pacientë. /k.k/noa.al/