Transmetuar më 17-05-2021, 12:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend ka premtuar se do të ngrihet padia ndaj Serbisë për krime lufte.

Kurti thotë se fillimisht do të themelohet instituti për krimet e Serbisë, teksa garanton se politika e jashtme ësht ështyllë e fortë e qeverisë dhe duhet të mbrojë Kosovën nga armiqtë.

Sipas tij, çështjet e hapura me Serbinë duhet të zgjidhen përmes dialogut parimor.

“Do ta themelojmë institutin për krimet e kryera të Serbisë dhe do të ngrisim padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Politika jonë e jashtme është shtyllë e rëndësishme, ajo duhet të na mbrojë nga armiqtë dhe të na afrojë me miqtë.

Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian do të thellohet, kurse anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet.

Zgjidhja e çështjeve të hapura me Serbinë duhet të bëhet përmes dialogut parimor. Zbardhja e fatit të personave të pagjetur dhe të zhdukur. Kosova nuk pranon dialog ku trajtohet si temë e dialogut”, tha Kurti ./K.B/NOA.al