Vritet me armë zjarri një person në Pejë, po pinte kafe në lokal
Transmetuar më 18-05-2021, 17:20

Një person është vrarë me armë zjarri sot në Pejë të Kosovës.

Policia atje raporton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjin Gazulli”.

Viktimë ka mbetur një 40 vjeçar i cili ishte ulur në një lokal. Në galeri shihni foto nga vendngjarja.

Menjëherë është bërë e mundur transportimi i tij në spital, por mjeku konstatoi se ai kishte ndërruar jetë.

Viktimë nga arma e zjarrit dyshohet se është Beqir Kastrati.

Kurse, i dyshuari për kryerjen e vrasjes mësohet se është Xhevdet J., profesor me profesion.

Raportohet se i dyshuari Xhevdet J. kishte tentuar ta dhunonte vajzën e të ndjerit Beqir Kastrati, të cilit më pas i ishte marrë arma nga i dyshuari dhe ishte vrarë.

"Sot rreth orës 15:36 policia është njoftuar se në rrugën ‘Gjin Gazuli’ në Pejë ka të shtëna me armë zjarri. Policia iu ka përgjigjur vendit të ngjarjes dhe ka hasur në një person që dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Të gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes”, tha policia. /k.k/noa.al/