Transmetuar më 18-05-2021, 20:29

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Pejë.

Një 40-vjeçar i identifikuar si Gëzim Kastrati, nga Peja ka mbetur i vrarë sot pasdite një lokal në Pejë.

I dyshuar për vrasjen e tij është Xh. Januzi, i cili aktualisht ndodhet në kërkim të policisë.

Sipas mediave kosovare, i dyshuari që kreu vrasjen është mësues në shkollën “Dardania” në Pejë, ndërsa viktima pretendohet të jetë prindi i nxënëses së tij.

Nga ana e autoriteteve po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Mediat vendase kanë publikuar edhe foton e të ndjerit.

Vrasja është konfirmuar edhe nga policia ku shkruan:

“Rreth orës 15:36 minuta policia është njoftuar se në rrugën “Gjon Gazulli” në Pejë ka të shtëna me armë zjarri, ku pasi i janë përgjigjur rastit kanë hasur në një person i cili ka qenë i lënduar nga arma e zjarrit. Autoambulanca ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”. /noa.al/