Transmetuar më 19-05-2021, 10:55

Mbahet sot në Gjykatën Speciale në Hagë konferenca e pestë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Sipas një njoftimi në faqen zyrtarë të Dhomave të Specializuara thuhet se konferenca pritet të fillojë sot në orën 11:00.

“Për të përcjell seancën nga galeria për publikun ose qendra për median duhet të regjistroheni paraprakisht. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik në [email protected](link sends e-mail) në të cilin do të shënoni emrin dhe mbiemrin, statusin, datën e lindjes, shtetësinë dhe numrin e pasaportës. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është deri të hënën, më 17 maj në ora 17:00. Seanca mund të ndiqet edhe përmes internetit, me një vonesë, dhe në këtë rast nuk nevojitet regjistrimi”, thuhet në njoftim.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi po akuzohen se si drejtues të UÇK-së kishin kryer krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Për këto akuza ata po mbahen në paraburgim nga momenti kur u arrestuan në Kosovë./K.B/NOA.al