Transmetuar më 19-05-2021, 18:01

Burrë shteti dhe fotot "non grata"! Të tjerat janë lobime të mafias politike rajonale në shërbim të regjimeve Rama-Vuçiç dhe kundër interesave të shqiptarëve dhe stabilitetit në rajon, prandaj mos i merrni seriozisht sepse me kohën ato do të përfundojnë dhe veniten njësoj sikurse sponsorizuesit politikë të tyre.

Mos harroni. Berisha ishte i pari që kundershtoi dhe luftoi kundër projektit Rama-Vuçiç për ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve ne Ballkan, gjë për të cilen po paguan koston e lobimeve të Beogradit dhe vartësit të tyre në Tiranë.

Ata po tentojne t’i rikthehen këtyre projekteve të ndarjes së Kosovës, me të ashtuquajturat "Non paper", dhe në shërbim të saj, hapi i parë që kanë ndërmarrë është që ti mbyllin gojën kundërshtarit kryesor te këtij projekti në rajon, Sali Berishës.

Kjo nuk e demton imazhin e tij, por e larteson ate si njeriu qe nuk lejoi hapjen e "Kutise se Pandores" ne Ballkan duke u kthyer ne mbrojtjesin kryesor të paqes në të gjithë faktorin shqiptar.

Berisha e ka lënë pushtetin 8 vite më parë dhe jo dje, pikërisht pak kohë pasi ambasadori amerikan, Arvizu e quajti "burrë shteti" dhe nga ai moment i vetmi pushtet i tij ka qenë "qytetari dixhital" që denoncon të gjitha aferat kriminale dhe korruptive te regjimit.

Tani besoj duhet ta keni te qartë edhe pse te njejtat lobe kërkojnë te legjitimojne farsen elektorale te 25 prillit, sepse atyre u duhet ne pushtet me çdo lloj çmimi, manipulimi zgjedhjesh dhe blerjes se votave me parate e mafies, njeriu qe u garanton te vetmen gje, ndarjen e Kosoves dhe rishikimin e kufijve.

Pra, nuk e kanë me Sali Berishën, por me te gjithë ne që duam demokracinë në këtë vend, dhe ata që nuk duan të hedhin në erë paqen në rajon.

* Qëndrimet janë personale. Autori është kryeredaktor i medias zyrtare të PD, Rilindja Demokratike