Transmetuar më 19-05-2021, 21:42

Bie në pranga mësuesi në Kosovë që dyshohet se vrau babanë e nxënëses së tij.

Xhevdet Januzaj dyshohet se vrau babanë e nxënëses në Pejë.

Rasti është konfirmuar edhe ng policia vendase. Gëzim Kastrati, 50-vjeç, u vra me armë zjarri dje, pak metra larg banesës së tij në Pejë.

I dyshuari kryesor është Xhevdet Januzaj, ish- kujdestari i klasës së vajzës së viktimës në shkollën “Dardania” në Pejë.

Mësuesi i Fizikës ishte dënuar me tri vite e gjashtë muaj burgim dhe ndalim të ushtrimit të profesionit për vepren penale “sulm seksual”, të kryer në vitin 2019, ndërsa nxënësja – viktimë e këtij rasti, ishte vajza e Gëzim Kastratit., në atë kohë 13-vjeçare.

Sipas familjes së viktimes, kohëve të fundit u kishte ardhur atyre te banesa dhe i ruante me mjet prerës.

Veprimet e tij i kishte denoncuar në polici Gëzim Kastrati., një ditë para se të vritej, thotë djali i tij.

Por, familja e viktimës kishte marrë kërcënime nga profesori edhe në të kaluarën që të tërhiqeshin nga deklarata e tyre për sulm seksual ndaj nxënëses./noa.al/