Transmetuar më 20-05-2021, 23:47

Një ditë pas natës natës së dytë të Eurosong 2021, Anxhela Peristeri konfirmohet për finalen e madhe në Roterdam.

Peristeri performoi të mërkurën në mbrëmje dhe siguroi biletën për finalen e madhe të “Eurovision”.

Nata e dytë gjysmëfinale e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision” u transmetua sot dhe iu la kohë njerëzve të bëjnë televotim.

Me këngën "Karma", Anxhela Peristeri ishte përkrah 16 interpretuesve të tjerë të natës së dytë ku dolën dhjetë finalistët e dytë.

Shtetet e tjera që janë kualifikuar për në finalen e Eurovision 2021 janë Serbia, Bullgaria, Moldava, Portugalia, Islanda, San Marino, Zvicra, Greqia dhe Finlanda.

Finalja e madhe e “Eurovision” do të mbahet të premten dhe do të transmetohet të shtunën 22 maj në “Ahoya Area” në Roterdam.