Transmetuar më 21-05-2021, 11:10

Policia u ndërpret festën dhe shoqëron në komisariat 28 persona, në Shkup.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në një festë brenda një banesë në qendër të Shkupit janë ndaluar 28 persona.

Ata akuzohen se kanë shkelur rregullat anti-Covid gjatë pandemisë.

Festa ishte duke u organizuar në shtëpinë e njërit prej të ndaluarve, kur ndërhyri policia.

“Me urdhër paraprak të gjykatës, policia ka kryer kontrolle në rrugën “Sllavejko Arsov”, në shtëpinë e V.Gj., ku janë hasur 28 persona në një aheng”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Sipas autoriteteve lokale, pas ndalimit, ndaj katër prej tyre pritet të ngrihet padi për shkelje të nenit 206 nga Kodit Penal.

/a.m/NOA.al