Transmetuar më 21-05-2021, 12:08

Ashtu siç e ka dashur tradita, Shqipëria prezantohet në Eurovizion 2021 me këngën e saj fituese që del nga "Festivali i Këngës".

Në gjysmëfinalen e dytë, Anxhela Peristeri u kualifikua për në finalen e Roterdamit, me një performancë bindëse.

Faqja online e festivalit, “Eurovision”, e ka vlerësuar kështu kualifikimin e këngës me të cilën përfaqësohej Shqipëria, për në finalen e madhe.

Anxhela e këndoi këngën në gjuhën shqipe. Sidoqoftë, pas triumfit në fundvit kënga iu nënshtrua një ndryshimi tjetër para se prezantohej të në Festivalin Europian.

Një baladë tipike ballkanike, në gjuhën amtare.

Shfaqja e Anxhela Peristeri nga Shqipëria me "Karma" në gjysmëfinalen e dytë, është pëlqyer nga publiku dhe jo vetëm ai shqiptar, pasi ka marrë vlerësime të shumta nga artdashës në mbarë kontinentin.

Anxhela Peristeri është 34 vjeçe dhe ka marrë pjesë në festivale të ndryshme në Shqipëri, duke fituar disa çmime. Ajo është këngëtare dhe kompozitore. Albumin e saj të parë e publikoi në vitin 2004. Në 2001 ajo mori pjesë për herë të parë në "Festivali i Këngës"  dhe 19 vjet më vonë e fitoi atë me votat e shtatë juristëve. Vetëm juria dhe jo audienca kishte të drejtë vote.

Për shkak të pandemisë, kishte disa ndryshime në vendimin paraprak në vitin 2020.

Të tre shfaqjet e festivalit të Këngës në RTSh ku u shpall fituese Anxhela Peristeri, nuk u zhvilluan në Pallatin e Kongresit, Tiranë – por në Sheshin Italia, në natyrë. Meqenëse gjithçka ishte e varur edhe nga moti, tre shfaqjet u regjistruan paraprakisht dhe vetëm shpallja e fituesit ishte drejtpërdrejt. Për herë të parë, këngët u interpretuan pa orkestër. Ishte edicioni i 59-të tradicional "Festivali i Këngës", i cili ka nxjerrë konkurrentët e Shqipërisë për në Eurovizion që nga 2003.

/a.m/NOA.al