Transmetuar më 22-05-2021, 15:45

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë sot në mbrëmje, në finalen e Eurosong, me këngën “Karma”, me muzikë të Kledi Bahitit dhe vargje të Olti Currit.

“Sonte është nata finale e Eurovizionit. Unë do performoj e dyta. Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mund të votojnë në nr e shtetit përkates me kodin 02 në momentin që fillon votimi dhe nr i telefonit shfaqet në ekran!Nga një telefon mund të votohet deri në 20 herë.  Faleminderit shumë për mbështetjen! Ju dua”, tha Anxhela Peristeri, në një mesazh pak orë para finales.

Finalja do të mbahet në “Ahoy Arena”, ndërkohë që shqiptarët janë në pritje të një suksesi të mundshëm të këngëtares sonë, Anxhela Peristeri, e cila ka marrë vlerësime me paraqitjen e saj në gjysmëfinalen e dytë, kur edhe siguroi kualifikimin.

Ndërkohë që fansat kanë filluar me bastet online.

Shumë prej tyre janë të bindur se Anxhela do të hyjë në dhjetëshën më të mirë/

Por siç ka ndodhur edhe herë të tjera, disa mendojnë se Shqipëria do të penalizohet si pasojë e votimeve gjeopolitike.

Më shumë se 3700 komente në videon e performancës së Anxhela Peristerit, thuajse të gjithë pozitive.

Anxhela e këndoi në gjuhën shqipe këngën, përveç titullit, një fjalë e ndërkombëtarizuar: “Karma”.

“Shqipëria vazhdon dhe përfaqësohet me këngë në gjuhën shqipe, pa i përkthyer në anglisht, sepse është më interesante kur përfaqësohesh me kulturën tënde”, shkruante një fans i Eurosong.

Ndërsa prezencën e saj e vetme në skenë, komentuesit e konsiderojnë të duhurën, pasi ajo i këndon karmës, sepse ka mbetur pa miq dhe të dashur dhe kjo bën sens.

Në pjesën më të madhe të komenteve, njerëzit vlerësojnë qasjen ndaj detajeve tradicionale shqiptare. “Një këngë me instrumente tradicionale, elemente etnike, gjuhë amtare, zë i fuqishëm, ritëm dramatik, goditje të forta”.

“Gjithë çfarë kërkoj nga një baladë mbresëlënëse në Eurovision,” lexohet në një tjetër koment.

Lista me vendet finaliste “Eurovision 2021”

Shqipëria: Anxhela Peristeri – “Karma”

Azerbajxhani: Efendi – “Mata Hari”

Belgjika: Hooverphonic – “The Wrong Place”

Bullgaria: VICTORIA – “Groëing Up is Getting Old”

Qipro: Elena Tsagrinou – “El Diablo”

Finlanda: Blind Channel – “Dark Side”

Franca: Barbara Pravi – “Voilà”

Gjermania: Jendrik – “I Don’t Feel Hate”

Greqia: Stefania – “Last Dance”

Islanda: Daði og Gagnamagnið – “10 Years”

Izraeli: Eden Alene – “Set Me Free”

Italia: Måneskin – “Zitti e buoni”

Lituania: THE ROOP – “Discoteque”

Malta: Destiny – “Je Me Casse”

Moldavia: Natalia Gordienko – “Sugar”

Holanda: Jeangu Macrooy – “Birth of a Neë Age”

Norvegjia: TIX – “Fallen Angel”

Portugalia: The Black Mamba – “Love Is on My Side”

Rusia: Manizha – “Russian Ëoman”

San Marino: Senhit – “Adrenalina”

Serbia: Hurricane – “Loco Loco”

Spanja: Blas Cantó – “Voy a quedarme”

Suedia: Tusse – “Voices”

Zvicra: Gjon’s Tears – “Tout l’univers”

Ukraina: Go_A – “SHUM”

Mbretëria e Bashkuar: James Neëman – “Embers”.

/a.m/NOA.al