Transmetuar më 23-05-2021, 16:23

Pjesa më e madhe e javës së ardhshme pritet të karakterizohet me temperatura të lartë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, nga e premtja priten të shfaqen vranësirat, të cilat nuk do të ndikojnë në uljen e temperaturave.

Java do të nisë me qarkullimin e masave ajrore të qendrueshme që sjellin temperatura të vërteta vere.

Karakteristike këtë javë do të jenë kalimet e vranësirave shtresore të cilat më teper prezente do të bëhen të enjten e të premten.

Dendësimi i tyre do të vijë mesditën e së premtes duke u pasuar nga reshje shiu të përkohshme në pjesën veriore të vendit.

Era fillimisht do të fryjë nga kuadrati i jugut por të mërkurën, do të kthejë nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në brigjet detare. Valëzimi në det i forcës 2 deri 3 ballë. Temperaturat verore, do të zbehen ngadalë deri ditën e premte si më poshtë. /k.k/noa.al/