Transmetuar më 23-05-2021, 18:20

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur sot në Korroticë të Drenasit.

Sipas mediave vendase, në aksident janë përfshirë 2 automjete në lëvizje, ndersa mësohet se 6 persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.

"Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident", thuhet në njoftimin policor./noa.al/