Transmetuar më 23-05-2021, 18:33

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ndodhi sot në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit.

Mësohet se në aksident, janë përfshirë 2 automjete.

Sipas mediave vendase, 2  persona (të gjinisë femër) kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas, kanë humbur jetën L.M., e lindur në vitin 1973 dhe Q.Th., e lindur në vitin 1994.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe 5 persona tjerë, por gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e organeve hetimore po punohet për dokumentimin e shkaqeve të plota të aksidentit./noa.al/