Transmetuar më 24-05-2021, 15:22

Kosova, ashtu si Maqedonia po shënon minimum rastesh të reja dhe reduktim drastik të jetëve të humbura duke përparuar më shumë se Shqipëria në këtë drejtim.

Ndërsa Shqipëria ka mbi 30 raste në ditë, Kosova sot njoftoi për vetëm 14 të tilla kurse Maqedonia gjysmën e saj shifre.

Por ndërsa Shqipëria dhe Kosova kanë reduktuar shumë numrin e viktimave, në Maqedoninë e Veriut ato nuk po shënojnë ulje dhe 24 orët e fundit gjetën vdekjen 18 të infektuar me COVID-19.

Raporti sot për Kosovën

Në 24 orët e fundit në Kosovë raportohet të ketë humbur jetën një 71 vjeçar nga Rahoveci. Kurse dy ditët e kaluara nuk u regjistrua asnjë jetë e humbur.

Ndërsa janë identifikuar 14 të infektuar të rinj me koronavirusin Sars-Cov-2, raporton noa.al duke cituar një komunikatë të ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë.

Rastet  pozitive të 24 orëve të fundit janë nga bashkitë: Prishtinë 4 raste, Ferizaj 2 raste, Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Kaçanik dhe Vushtrri.

Numri total i rasteve pozitive është 107.258 raste nga 593.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.240 raste të vdekjes. Aktualisht janë 35521 persona aktivë me koronavirusin Sars-Cov-2.

/a.m/NOA.al