Transmetuar më 25-05-2021, 11:42

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën një i moshuar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e djalit të tij.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Vushtrri.

Kur vjehrri ka dëgjuar mosmarrëveshje mes të djalit të tij dhe bashkëshortes së djalit ka shkuar për të shikuar se çfarë po ndodhte.

Në ato momente ai është sulmuar fizikisht nga e dyshuara.

Pas denoncimit në polici, ngjarja i është referuar prokurorisë. /a.m/NOA.al