Transmetuar më 31-05-2021, 06:57

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka firmosur dhënien e një shume prej 200 milionë dollarësh për Kosovën gjatë vitit 2021.

Kjo shumë është pjesë e një plani buxhetor që Presidenti Biden prezantoi në Kongresin Amerikan dhe në të përfshihen edhe vlerat financiare që SHBA akordon për vende të ndryshme të botës.

Në kuadrin e fondit për Sfidat e Mijëvjeçarit, qeveria e Biden ka akorduar 200 milionë usd për të financuar kryesisht programe energjetike.

Bëhet fjalë për zhvillimin e sektorit të gazit dhe krijimin e rezervave të energjisë me synimin për të lehtësuar integrimin e burimeve të rinovueshme, lehtësimin e varësisë së Kosovës nga qymyri dhe arritjen e qëllimeve të dekarbonizimit.

Shuma që ka akorduar SHBA pritet të lëvrohet deri në fund të këtij viti.