Transmetuar më 03-06-2021, 19:23

Fotografi nga ‘fundi i Tokës’: Historia e ekspeditës së Antarktikut të shekullit të 19-të që përfundoi me ekuipazhin e çmendur pasi Belgica ishte bllokuar në akull për më shumë se një vit. Të gjitha tregohen në një libër të ri tronditës

Fakte tronditëse dalin në dritë rreth udhëtimit të një ekspedite shkencore të shekullit të 19-të në Antarktidë, që përfundoi me disa pjesëtarë të ekuipazhit me probleme të rënda psikike, dhe disa u shkatërruan nga një sëmundje misterioze që i shndërroi në kufoma të gjalla.

Kjo ishte ekspedita e parë shkencore dhe hulumtuese, e cila lundroi me anijen Belgica, nga Antwerp (Anvera) e Belgjikës më 16 gusht 1897, në Antarktidës, nën drejtimin e Adrien de Gerlache, oficer i marinës belge.

Ajo u bllokua në akull për më shumë se një vit. Fakte interesante dhe tronditëse dolën në dritë së fundmi në librin e autorit Julian Sancton që ka shfletuar noa.al.

Autori Julian Sancton ka shkruar këtë libër duke përshkruar udhëtimin e ekspeditës së shekullit të 19-të në Antarktidë. Shkrimtarit Sancton iu dha qasje ekskluzive në regjistrat, letrat dhe fotografitë e anijes dhe disa prej këtyre imazheve mjaft interesante i gjeni më poshtë.

Ajo që filloi si një mision i guximshëm në emër të shkencës u bë një luftë për mbijetesë. Burrat luftuan me stuhitë, urinë, depresionin dhe minjtë, disa u bënë të paqëndrueshëm, disa u çmendën, ndërsa të tjerët u konsumuan nga një sëmundje misterioze që i shndërroi në kufoma të gjalla.

Plani ishte një përpjekje ambicioze për të hulumtuar rajonet polare pak të njohura, dokumentimin e florës dhe faunës dhe gjeologjisë së tyre dhe arritjen në polin magnetik të jugut.

Por e gjitha kjo u kthye në një luftë epike për mbijetesë pasi de Gerlache lundroi anijen Belgica thellë në akullin e detit Bellingshausen.

Anija ishte bllokuar për më shumë se një vit dhe njerëzit e saj u bënë të parët që duruan torturat fizike dhe mendore të dimrit në jug të Antarktikës.

E udhëhequr nga qëllimi patriotik për ngritjen e lavdisë së Belgjikës, kjo ekspeditë u gjend e papërgatitur për përmbushjen e këtij misioni, konstaton shkrimtari.

Në anije ndodheshin 24 marinarë belgë, detarë norvegjezë, shkencëtarë të Evropës Lindore dhe një mjek amerikan.

Dy nga të mbijetuarit e anijes Belgica do të bëhen rrëfyesit (legjenda), të eksplorimit polar. Njëri ishte Roald Amundsen, i cili në 1912 udhëhoqi ekspeditën e parë në Polin e Jugut, duke mundur Robert Falcon Scott me disa javë. Tjetri ishte mjeku amerikan.

Të bllokuar në akull dhe të çmendur nga pasqyrimi i diellit të dimrit: Çfarë ndodhi me Ekspeditën Belge të Antarktikut? Ekspedita Belge e Antarktikut ishte ekspedita e parë në dimër në rajonin e Antarktikut.

E udhëhequr nga Adrien de Gerlache de Gomery, atëherë në fillim të të 30-ave, ajo konsiderohet ekspedita e parë e Epokës Heroike të Eksplorimit Antarktik. Midis anëtarëve të tij ishin Frederick Cook dhe Roald Amundsen, të cilët më vonë do të bëheshin hulumtues të njohur polarë.

Belgica u largua nga Antwerpeni në gusht 1897. Gjatë rrugës për në Antarktik, ekspedita vizitoi Madeira, Rio de Janeiro dhe Montevideo. Frederick Cook, u bashkua me ekspeditën në Rio.

Në janar 1898, Belgica arriti në Graham Land, në Gadishullin Antarktik. Pasi skicoi dhe emërtoi disa ishuj nga rreth 20 zbarkime të ndryshme, ekspedita mbërriti në Antarktik më 15 shkurt 1898.

Sidoqoftë ekspedita nuk arriti të gjente një rrugë për në Detin Weddell dhe u bllokua në akullin e Detit Bellinghausen, pranë ishullit Peter I.

Pavarësisht nga përpjekjet e ekuipazhit për të gjetur një rrugë të lirë për anijen Belgica, ata u bllokuan gjatë gjithë dimrit në Antarktikë.

Ndryshe nga ekspeditat e mëvonshme, Belgica nuk ishte e pajisur plotësisht për situatën e dëshpëruar në të cilën ndodhej ekuipazhi. Nuk kishte veshje të mjaftueshme dimërore, kishte mungesë të ushqimit dhe disa prej ushqimeve që kishin me vete nuk kishin vlera ushqyese.

Në maj, errësira e përhershme e natës polare mbizotëroi dhe ekuipazhi, vetëm më datë 23 korrik të vitit 1898, arriti të shikojë përsëri dritën e diellit.

Shumë anëtarë të ekipit, u prekën nga sëmundje shëndetësore dhe psikologjike, situatë e cila vazhdoinpër disa muaj.

Me ardhjen e pranverës dhe verës, ekuipazhi ishte shumë i lodhur dhe nuk ishin në gjendje të lironin anijen nga akulli.

Frederick Cook, sugjeroi që llogoret të ngriheshin në ujë të hapur afërsisht një milje larg për t’i lejuar Belgica hapësirë të mjaftueshme për të dalë. Ekuipazhi përdori dinamit dhe mjete për të krijuar një kanal.

Më 15 shkurt, 1899, Belgica hapi kanalin. Ai pastroi akullin një muaj më vonë dhe u kthye në Antwerp më 5 nëntor 1899.

Cook shërbeu edhe si fotograf i ekspeditës. Fotografitë e tij janë ndër të parat e marra nga ky kontintent.

Duke përdorur një lente Zeiss të bërë me porosi, Cook shkrepi imazhe spektakolare të peizazhit dhe jetës së egër të Antarktikut dhe anijes së bllokuar në akull. Ai ishte gjithashtu antropolog i caktuar i ekspeditës.

Fotografitë e tij të fiseve të humbura të Tierra del Fuego, si dhe të shokëve të tij të anijes që u prekën nga sëmundja e marrëzisë (çmendurisë), zbulojnë syrin e tij thellësisht humanist.

Gjatë bllokimit në akull, burrat e ekuipazhit u goditën nga një gjendje e keqe polare misterioze, e shoqëruar nga skorbuti dhe sëmundje të mundshme si beriberi (një sëmundje e karakterizuar nga mungesa e vitaminës B1 në trup, e njohur gjithashtu si tiaminë, e cila është një vitaminë që i përket kompleksit B dhe që është përgjegjëse për metabolizmin e karbohidrateve në trup dhe prodhimin e energjisë. Kështu, simptomat e beriberisë mund të shfaqen në të gjithë trupin, me ngërçet kryesore të muskujve, shikim të dyfishtë dhe konfuzion mendor). Ndër ata që vuajtën më shumë ishte vetë de Gerlache.

Një shkak i mundshëm mund të ketë qenë edhe metoda e Cook për zhvillimin e fotografive të tij. Cook eksperimentoi me përdorimin e acidit hidrokyanik, një substancë shumë helmuese që përdoret për të eutanizuar kafshët me qëllimin për t’i mbajtur si ekzemplarë. Ky ishte gjithashtu përbërësi aktiv në Zyklon B, i përdorur në dhomat e gazit nazist.

Ndërsa Cook ishte i kujdesshëm që të mos qëndronte kurrë në dhomën e errët për shumë kohë, tymrat toksike nuk kishin ku të shkonin përveçse përmes kabinës ngjitur me de Gerlache.

Shenjat e hershme të helmimit me gradë të ulët me cianid i ngjajnë simptomave të de Gerlache – dhe disa të tjera – të përjetuara në bordin e Belgica, përfshinin dhimbje koke, lodhje, rrahje të çrregullta zemre, marramendje dhe konfuzion.

Por nëse Cook aksidentalisht vuri shokët e tij të anijes në rrezik, ai ishte edhe hero, për shpëtimin e jetës së shumicës së tyre.

Ai përgatiti një dietë me pinguinë të freskët për t’i shëruar ata nga skorbuti dhe shpiku rastin e parë të njohur të terapisë së dritës për të luftuar depresionin e thellë që kishte kapur anëtarët e ekuipazhit.

Gjithashtu, ishte ideja e tij, ajo që përdori ekuipazhi për zhbllokimin e anijes nga akujt.

Ndërhyrjet e tij të zgjuara, veçanërisht terapitë e rregullta psikologjike që kreu, kanë frymëzuar planet e NASA-s për misionet me njerëz në Mars, një mjedis i largët dhe armiqësor,  në shumë mënyra i krahasueshëm me Antarktidën në fund të shekullit të 19-të.

Fotografitë e Cook mbeten dokumente të paçmueshme të ekspeditës që filloi Epokën Heroike të eksplorimit të Antarktikut, duke krijuar skenën për heronjtë polarë si Robert Falcon Scott, Douglas Mawson dhe Ernest Shackleton. /n.k/noa.al

Full of hope: The Belgica anchored at Antwerp, on the River Scheldt, before her August 1897 departure

Cook (left) and Roald Amundsen, the Belgica’s first mate, would go on to become world-famous polar explorers in their own right. As their ailing companions remained on the ship, the two of them went on regular adventures across the pack ice

The men of the Belgica suffered tremendous mental strain during the sunless winter. Two experienced serious psychotic episodes, and one, Adam Tollefsen, never recovered his reason

Cook, who refused to cut his hair during the expedition

Despite the summer sun, the floe that held the Belgica showed no sign of shrinking. Certain that the men would not survive a second wintering, Cook and de Gerlache devised a wild plan to saw through more than a mile’s worth of ice to liberate the ship

The Belgica caught in the Antarctic pack ice, 1898. It would be trapped for more than a year before crew were able to free it

The layout of the Belgica, with officers’ quarters at the stern, laboratories amidships, and crew quarters in the forecastle, belowdecks. From “Fragments du récit de voyage,” by Adrien de Gerlache de Gomery, part of Résultats du voyage de la Belgica en 1897-99 sous le commandement de A. de Gerlache de Gomery, 1936

Commandant Adrien de Gerlache de Gomery

Frederick Albert Cook, the expedition’s surgeon, ethnologist, and photographer

The equator-crossing ceremony aboard the Belgica, on October 6, 1897. Albert Lemonnier, the expedition’s cook, wields a wooden “razor” to shave initiates

First mate Roald Amundsen

The Belgica’s captain, Georges Lecointe

Three Ona women, photographed by Cook in Tierra del Fuego Cook was also the expedition’s designated anthropologist. His images of the lost tribes of Tierra del Fuego, such as the Selk’nam women shown here, vividly document bygone ways of life

Norwegian sailor Carl August Wiencke, age nineteen

De Gerlache, his face bloated with scurv

Frederick Cook photographed the Belgica in the Gerlache stait, a sublime channel along the Antarctic peninsula, named after the expedition’s commandant, Adrien de Gerlache

The scientists in their labs. Pictured: Romanian naturalist Emile Racovitza

Polish geologist and meteorologist Henryk Arctowski

Racovitza’s cartoons lampooned life on the Belgica. Here, Arctowski admires an aurora australis that spells out s**t

Second engineer Max Van Rysselberghe melts snow for drinking water under the shelter built amidships

De Gerlache and an emperor penguin captured on the pack ice

Amundsen on skis, with freshly slaughtered Adélie penguins.

Sailor Johan Koren dissects an emperor penguin in the wardroom

Lecointe on wash day (left)

Lieutenant Emile Danco, de Gerlache’s childhood friend and the expedition’s magnetician

An excursion to an iceberg caught in the pack not far from the Belgica

From left: Engelbret Knudsen, Jan Van Mirlo (looking at camera), Gustave Dufour (far end of table)

Cook’s “masterpiece,” taken by moonlight on June 3, 1898, with an exposure time of an hour and a half

De Gerlache in his cabin, where he spent much of his time as sickness took hold of him

Sledging and camping equipment, including Cook’s ingenious design for a wind-deflecting conical tent

Dinner in the wardroom. From left: Arctowski, Amundsen, Lecointe, Racovitza, and de Gerlache

Amundsen, left, and Arctowski, preparing sticks of tonite explosives in the Belgica’s wardroom

Clearing what the men hope to be a way out of the pack. Some pans of ice weighed several times as much as the ship herself