Transmetuar më 02-06-2021, 20:45

Një i ri 17-vjeçar në Britaninë e Madhe, u sulmua me thikë nga një bandë e armatosur me përpara syve të qytetarëve të tmerruar.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në orën 21:00, në Hyde Park.

Video tronditëse që u shpërnda në mediat sociale tregon se kriminelët shkelmojnë dhe godasin të riun, ndërsa qytetarët vrapojnë të tmerruar për të shpëtuar, raportojnë mediat britanike.

Në video duket banda që ndjek të riun fatkeq në park para se ai të humbasë ekuilibrin e tij dhe të bjerë në tokë.

Në të njëjtën kohë, një grua në panik dëgjohet të bërtasë: “U ther me thikë! Oh Zoti im!”.

Ai më pas u dërgua në një spital në Londrën qendrore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Më poshtë pamjet:/noa.al/