Transmetuar më 04-06-2021, 00:09

Meshkujt janë shumë të ndjeshëm dhe gaboni nëse mendoni se i njihni mirë, pasi janë disa tabu që duhet t’i dini mirë. Nëse i shkelni ato, atëherë do të mërziteni dhe lidhja juaj mund të kalojë në krizë.

Kujdes me mamanë e tij, pamjen, miqtë, apo rikujtimin e ish-it tuaj! Si mund ta mbash sa më të shëndetshme dhe për një kohë sa më të gjatë një marrëdhënie në çift?

Sigurisht që dashuria është elementi thelbësor, por pa harruar kujdesin. Duhet të tregoheni shumë të kujdesshme për të evituar të gjitha ato çështje të cilat e acarojnë marrëdhënien tuaj me partnerin.

Mamaja e tij

Meshkujt janë shumë të lidhur me nënat e tyre, një gjë që e dimë të gjithë, prandaj mos e fusni kot në valle sepse edhe përgjigjen e keni të marrë paraprakisht. Kujdesuni që të mos përdorni shprehje të tilla si: “Tamam sikur të ka nxjerrë nga hundët ajo, nëna jote”, sepse do ta rrezikonit shumë lidhjen tuaj. Pika e tyre më e dobët është nëna ndaj mos i ngacmoni aty ku vërtet nuk do të toleronin!

Duhet të shprehemi

Nëse e filloni bisedën me një frazë të ngjashme si kjo, do të bënit më mirë që t’ia blinit vetë biletën për në ishujt më të largët. Nëse keni diçka për t’i thënë mos e lodhni me vogëlsira të shumta por futuni direkt në temë. Meshkujt lodhen shpejt sidomos kur bëhet fjalë për vogëlsira dhe zvarritje të muhabeteve.

Miqtë

Kjo po që është me të vërtetë një çështje tabu. Evitoni në të gjitha mënyrat e mundshme që t’i ofendoni apo që të shpreheni se nuk keni fare simpati për ta dhe çdo koment të fortë është më mirë që ta mbani për vete dhe të mos ia thoni. Duhet të jeni sa më delikate dhe diplomate.

Sjellje tipike

Asnjëherë mos i përgjithësoni gjërat, sepse është diçka që ata nuk e përtypin dot. Duan që të jenë gjithmonë të veçantë dhe ndryshe nga meshkujt e tjerë ndaj nuk i pëlqen krahasimi. T’i thuash që kjo është sjellje tipike mashkullore i acaron ata tej mase.

Nuk më do më

Janë vetëm pak fjalë që mund ta bëjnë të ndihet keq dhe ta çojnë drejt një rruge në të cilën ju nuk jeni më… Por kjo nuk do të thotë që ju të mos ia thoni më, gjeni mënyrën e duhur.

Krahasimi me të tjerat

“A nuk të duket e lezetshme ajo vajza”?- Pyetja së cilës asnjë mashkull nuk do t’i përgjigjet… por edhe ne vetë nuk e dimë se çfarë do donim që të ishte përgjigja! Atëherë evitojeni këtë pyetje inferiore!

Ish-i im nuk ishte kështu

Kurrë, por kurrë mos i bëni krahasimin me ish-in tuaj, madje nuk keni pse ta përmendni fare. Në të mirë apo në të keq, historitë tuaja të mëparshme kanë mbaruar dhe do ishte më mirë që të fokusoheshit në këtë të fundit, nëse nuk doni që edhe kjo të bëhet pjesë e të kaluarës.