Transmetuar më 04-06-2021, 00:36

Nëse nuk ndihesh mjaftueshëm seksi për partnerin, atëherë duhet të dish disa detaje lidhur me gjërat që tërheqin një mashkull te femra.

Së pari

Merrni një vendim në mënyrë instiktive dhe mos u mendoni lidhur me të. Qoftë nëse bëhet fjalë për blerjen e një fundi apo të një makine, tregohuni e sigurtë me veten. Nëse vepron kështu, pra bën "boben", partnerit tënd do ti dukesh shumë seksi dhe do të marroset pas teje.

Së dyti

Çoja një mesazh në orën e punës, duke i shpjeguar se çfarë do të doje t’i bëje pikërisht në ato momente. Pse jo propozojini edhe një takim pikant pas pune.

Së treti

Evitoni krahasimin me çdo femër që përballeni. Tregoni më shumë siguri në vete. Nëse përbri jush kalon një vajzë që ngjan shumë me Hally Berry apo me Jessica Alba, mos harro se ti je ajo që je dhe më e mirë se kushdo tjetër. Të tjerat për ty, janë veçse frymore që kalojnë rrugës dhe nuk kanë asgjë më shumë se ty. Duke e thënë me zë të lartë, me veprime dhe Chester, jo vetë do të forconi vetëbesimin, por do të ndikoni goxha dhe tek ai.

Së katërti

Tregohu vërtetë e fiskuar pas diçkaje, qoftë kjo kinema, modë etj., pasi krijon te partneri bindjen se je e vendosur për të luftuar për atë në të cilën beson. Fjala vjen këtë verë që po vjen, dëshiron ti thuash ik, plazheve të jugut ku merr veç një dhomë për gjumë. Tjuaj: Dua të iki në një resort në Turqi dhe pikë! Vendosmëria është një armë e mirë për tu dukur edhe më seksi karshi tij.

Së pesti

Pyete nëse ka diçka që mund të bësh për të kur e shikon në vështirësi. Insisto deri sa ai t’ua thotë. Edhe po nuk ia zgjidhe, do fitosh admirimin e tij.

Së gjashti

Vazhdo tu flasësh me “ju” prindërve të tij dhe plot përzemërsi edhe pse i njeh prej vitesh, madje edhe pse me një prej tyre, sidomos vjehrrën, mund të jesh majë më majë. Këtu duket aftësia jote që me një gur të vrasësh dy zogj.

Së shtati

Propozo sfida të rastësishme, si për shembull “Të shikojmë kush arrin i pari te dera”, më tej përkushtohu që ta fitosh. Por mos ngel vetëm te dera, sfida ka plot dhe e bëjnë lidhjen që të duket se po zëvendëson dhe dëshirën për të dalë me shokët.

Së teti

Gatuaj një pjatë që i pëlqen vetëm atij. Dhe mos e bëj vetëm për festa. Se të kthehet resto çdo ditë…

Së nënti

Lërini bileta romantike nëpër shtëpi. A i keni mundësitë të gjeni bileta për ndeshjen e skuadrës së tij të zemrës. Merrjani dy. Edhe po nuk shkove ti, s’do lërë llaf të mirë pa thënë te shoku që do e shoqërojë. Lëre pastaj të presësh dy bileta sot për nesër, për një fundjavë diku në Evropë.

Së dhjeti

Mos pretendo që të kalojë me ty çdo natë të javës. Madje kur të kthehet nga një mbrëmje me shokët, befasoje duke i thënë "Zemra si kalove sonte. Pa më trego a gjuajte ndopak". Gjithsesi kjo nuk do të thotë aspak që ti do ta lësh të livadhisë. /a.y/noa.al/