Ndërsa produktet kimike që përdoren për kujdesin e flokëve janë bërë të panumërta, ekziston një mënyrë natyrale për tu kujdesur kundër rënies së tyre.
Ekspertët e kujdesit ndaj flokëve këshillojnë që të konsumohen produkte që përmbajnë një sasi të madhe hekuri, pasi ushqime të tilla, si spinaqi, midhjet, thjerëzat, qiqrat, etj, luajnë rol kyç për forcimin e flokëve.
Antioksidantët gjithashtu luajnë rol thelbësor kundër plakjes së flokëve, pasi luftojne radikalet e lira. Në këtë drejtim këshillohet që të pihet çaj jeshil, të konsumohen fruta të thata, sojë, etj.
Acidi folik është tejet i rëndësishëm për të evituar rënien e flokëve, ndaj këshillohen ushqime si brokoli, avokado, etj.
Por nëse edhe me konsumin e këtyre produkteve ushqimore asgjë nuk ndryshon, atëherë duhet bërë një vizitë te specialisti pasi mund të jetë një patologji më e rëndë, e cila kërkon mjekim të specializuar. /a.y/noa.al/