Transmetuar më 04-06-2021, 09:38

Pikat e zeza të fytyrës janë tejet shqetësuese, ndaj në këtë drejtim ekziston një zgjidhje shumë e thjeshtë.

Nëse jeni lodhur nga produktet kozmetike, por edhe nga pluhuri dhe smogu i cili i shton shpesh ato, zgjidhja mund të gjendet te kokrra e limonit.

Gjithçka duhet për tu kombinuar me të është pak sodë buke, dhe pak limon. Soda acaron disi fytyrën ndërsa limoni shërben për të hyrë më në thellësi dhe për të pastruar pikat e zeza.

Për këtë maskë praktike hidhni pak sodë në një enë dhe shtrydhini sipër pak limon, më tej pasi ta keni përzjerë mirë aplikojeni në fytyrë.

Mbajeni për disa minuta dhe më tej pastroheni. Duhet treguar kujdes ama që të mos përdoret shpesh, ndërsa një mesatare ideale do të ishte një herë në dy javë./a.y/noa.al/