Transmetuar më 04-06-2021, 20:14

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të premte në Hannover të Gjermanisë, ku një shqiptar i Kosovës, i identifikuar si Armin Neziri, 30-vjeç, u ekzekutuat me armë zjarri.

30-vjeçari, u qëllua me armë zjarri në një nga kryqezimet e qytetit gjerman, teksa ndodhej brenda automjetit të tij tip “Porsche Cayenne”.

Dyshohet se autor i ngjarjes është një tjetër shqiptar nga Kosova, i identifikuar si Rinor Z, i cili drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz”.

Mediat gjermane dyshojnë se në konflikt mund të jenë përfshirë më shumë se sa dy personat në fjalë, megjithatë hetimet vazhdojmë.

Armin Neziri nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë gjermane.

Emri i tij është lakuar më 22 mars të 2017-ës, për një përplasje me armë zjarri në Andreas-Hermes-Platz, ku mbeti i vdekur një person./noa.al/