Transmetuar më 05-06-2021, 19:30

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një linjë urbane në San Francisco, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një adoleshent është kapur duke i vënë flakën flokëve të një gruaje në autobus.

Pamjet e publikuara nga policia tregojnë adoleshentin që mban një çakmak në pjesën e pasme të flokëve të gruas për disa sekonda.

Nuk është e qartë nëse gruaja ka marrë lëndime, pasi ajo u largua para se policia të mbërrinte në vendin e ngjarjes.

Shoferi i autobusit kishte thirrur policinë për të raportuar incidentin, por në kohën kur oficerët edhe gruaja edhe i dyshuari ishin larguar.

Më poshtë keni pamjet: