Transmetuar më 05-06-2021, 19:50

Një ngjarje ka tronditur Francën, ku një burrë ka qëlluar mbi gruan e tij e më paska vrarë veten në mes të ditës.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “d’Alsace”, në rrethin Borny në Metz.

Burri qëlloi dy herë në drejtim të gruas dhe pastaj qëlloi veten.

Të dy u shtruan në spital në gjendje të rëndë, ndërsa burri ndërroi jetë nga plaga në kokë.

Mediat shkruajnë se burri i veshur me të zeza, ndoqi gruan e cila bërtiste duke kërkuar ndihmë disa herë, duke kaluar bulevardin në pjesën e pasme të një furgoni të bardhë të parkuar në rrugë.

Burri e sulmon fillimisht, ndërsa një grua tjetër përpiqet të ndërhyjë.

Sipas fqinjëve të intervistuar nga mediat vendase, protagonistët ishin çift i divorcuar me tre fëmijë.

Sipas të afërmve, gruaja kishte bërë një ankesë kundër burrit të saj dhe donte të divorcohej./noa.al/