Transmetuar më 06-06-2021, 00:20

Një ngjarje e padëgjuar më parë raportohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Policia në Utah mbeti e befasuas kur gjeti të mërkurën një vajzë nëntëvjeçare duke lëvizur një makinë, ku brenda ishte me motrën e saj katërvjeçare e cila ishte e ulur në vendin e pasagjerit.

Sipas BBC, motrat i thanë oficerëve se po shkonin në Kaliforni sepse donin të notonin në oqean.

Vajzat e drejtuan makinën në dy rrugë kryesore, goditën një makinë tjetër dhe pastaj u përplasën përballë një kamioni, tha policia në Twitter.

Të dyja vajzat i kishin vendosur rripat e sigurimit dhe nuk kanë pësuar lëndime.

Vajzat morën makinën teksa prindërit po flinin.