Kosovë/ Infermierja gjendet e vdekur në spital
Transmetuar më 06-06-2021, 21:58

Një grua është gjetur e vdekur ditën e sotme në Spitalin e Vushtrrisë, në Kosovë.

Gruaja e ndjerë punonte si infermiere në këtë Spital.

Rasti u konfirmua për KALLXO.com nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, ka deklaruar se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

“E ndjera është gjetur pa shenja jete në një nga zyrat e Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri, njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha Prekazi.