Transmetuar më 08-06-2021, 19:16

Një burrë në Indi i cili ishte veshur si ‘nuse’ në mënyrë që t’i afrohej të dashurës së tij sekrete në ditën e saj të martesës, por ai u sulmua pasi u zbulua nga të pranishmit.

Videoja e shpërndarë nga “The Mirror”, tregon burrin e paidentifikuar duke u futur në festë i veshur me veshje tradicionale të nuseve, i rregulluar me grim dhe me paruke.

Ngjarja ndodhi në Bhadohi, në Indinë Veriore, derisa nusja e vërtetë po bëhej gati që të martohej me një burrë tjetër.

Burri i paidentifikuar vendosi që veprimi i tij më i mirë do të ishte që të hynte fshehurazi me shpresën se nuk do të njihej.

Për fat të keq, ai u zbulua nga mysafirët, të cilët më pas dyshohet se filluan ta rrahin atë.

Më poshtë pamjet: