Transmetuar më 10-06-2021, 21:21

Një ndër artistët më të dashur jo vetëm për publikun shqiptar, i cili tashmë i njeh përmendësh tekstet e tij, Ardian Bujupin e duan fort edhe në Gjermani.

Publiku gjerman e ka mbështetur që më pjesëmarrjen e tij në 2011-n në shfaqjen “Gjermania kërkon Superyllin“ (Deutschland sucht den Superstar).

Ndonëse djali nga Kosova përfundoi në vendin e tretë pas Sarah Engels dhe Pietro Lombardi-t, ai ia doli që të çajë në muzikë dhe të kapë majat e klasifikimeve.

Në një intervistë për TV Klan, Bujupi sot ka folur për jetën e tij private dhe sukseset në karrierë. Ardiani tregoi se është larguar nga Kosova kur ishte vetëm një vjeç, dhe se për fat të keq nuk ka as edhe një foto nga ajo periudhë.

Më pas ai vijoi rrëfimin duke treguar se për shumë vite ka jetuar në një shtëpi me shumë azilantë të tjerë, ku kanë ndarë dhe tualetin bashkë.

Ardiani tregoi se mantra e tij në jetë është një këshillë e të atit, që duhet të punosh shumë që të arrish shumë dhe theksoi se shqiptarët gjithmonë punojnë dhe rrezikojnë më shumë se gjermanët në Gjermani dhe sot kanë arritur shumë me restorante, lokale dhe biznese. /blerina/noa.al