Transmetuar më 12-06-2021, 20:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka përkujtuar 22-vjetorin e çlirimit të Kosovës si dhe zbarkimit të këmbësorisë së trupave të NATO-s, më 12 qershor të vitit 1999.

Në shenjë simbolike Kurti ka nderuar ushtarët e rënë të NATO-së, ku është shoqëruar edhe nga krerë të tjerë të lartë të shtetit.

Më pas, në një prononcim për mediat ai ka thënë se kjo datë për Kosovën është shumë e rëndësishëme, pasi kremton paqen, çlirimin dhe lirinë e vendit.

Ku thekësin e vendosi te jetët e humbura, ku sipas tij janë ata të gjithë pa përjashtim gra dhe burra të cilët sakrifikuan për lirinë e pavarësisë së Kosovës.

"Më 12 qershor ne kremtojmë paqen, çlirimin dhe lirinë dhe këtë ia përkujtojmë vetes për çdo ditë sepse të gjitha ato gra e burra të cilët sakrifikuan dhe dhanë jetën ndodhen në themelet e pavarësisë tonë të cilën duhet ta shpiem më tej me drejtësi dhe demokraci”, tha Kurti. /xhoana/noa.al