Transmetuar më 12-06-2021, 22:06

Është gjetur pas më shumë se një muaji kërkime gjashtëvjeçarja, Olivia Gimeno, e shpallur e humbur që prej 27 prilit të këtij viti.

Autoritetet e kërkim-shpëtimit gjetën trupin e së miturës brenda një çante sportive të lidhur në një spirancë, pranë Portit të Guimar, Spanjë, në një thellësi prej 1000 metrash.

Ata po vazhdojnë ende kërkimet për të zbuluar se ç’fund ka patur motra e saj e vogël, Anna.

Dy vajzat u rrëmbyen nga babai i tyre, Tomas Antonio Gimeno, 37 vjeç, i cili pasi i mori nga shtëpia e ish-bashkëshortes Beatriz Zimmerman, në shtëpinë e tyre në Santa Cruz, kryeqyteti i Tenerife, nuk i ktheu më kurrë.

Një zëdhënës i policisë spanjolle tha se trupi u gjet nga një robot i anijes së kërkimit Angeles Alvarino dj, në mesditë, rreth tre milje larg bregut të Tenerifeve.

Pranë çantës ku ishte voglëushja gjashtëvjeçare, u gjet edhe një tjetër çantë bosh sportive, duke shtuar dyshimet se edhe motra e saj ka patur të njëjtin fund.

Trupi i Olivias u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Santa Cruz ku do të analizohen për qëllime identifikimi.

Mbrëmjen e kaluar, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez reagoi ndaj lajmit tragjikr në Twitter:

"Nuk mund ta imagjinoj dhimbjen e nënës së Anna-s së vogël dhe Olivias,pas këtij lajmi të tmerrshëm. U dërgoj një përqafim dhe dashurinë time e të familjes time, të cilët sot solidarizohen me Beatriz dhe të dashurit e saj." /blerina/noa.al