Transmetuar më 14-06-2021, 21:46

Një video tregon momentin kur elefant, ka shkatërruar një dasmë në Indi.

Pamjet janë bërë virale në rrjete sociale dhe tregojnë momentin kur elefanti u “tërbua”, pasi u frikësua nga një fishekzjarr i lëshuar në ajër gjatë ceremonisë.

Mediat e huaja shkruajnë se pas këtij momenti, kafsha u frikësua së tepërmi dhe nisi të shkatërronte të gjithë vendin, duke përmbysur plot gjashtë makina si dhe dëmtoi disa biçikleta.

Fatmirësisht, shpejt në vendngjarje mbërritën autoritetet policore të cilat neutralizuan elefantin dhe vendosën situatën në kontroll.

Policia njoftoi se asnjë person nuk u lëndua nga incidenti në fjalë, ndërsa dëmet materiale të shkaktuara, kapin vlerën e mijëra eurove.

Pamjet më poshtë: