Transmetuar më 15-06-2021, 23:31

Një aksident i rrallë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pamjet tregojnë se në këtë aksident, janë përfshirë tre automjete luksoze, të tipit Ferrari. Tre automjetet që ishin drejtuar për në eventin “CF Charities Car” u përfshinë në një aksident të përbashkët.

Shoferi i Ferratir 488 GTB i zi, përplasi makinën e tij dhe papritmas u kthye në korsinë qendrore duke goditur një tjetër Ferrari.

Por nuk mbaron më kaq.

Një tjetër automjet përfshihet në këtë aksident dhe bëhet fjalë për një Ferrari të zezë, 458 Italia.

Gjithçka u filmua nga një McLaren 600LT, i cili ndoqi Ferrarin nga mbrapa, por arriti të ndalet në kohë.

Më poshtë pamjet: