Transmetuar më 16-06-2021, 17:17

Flokët rriten rreth një centimetër në muaj, por rritja e tyre mund të stimulohet, megjithëse brenda disa limiteve.

Për t’i rritur flokët në mënyrë natyrale dhe të shpejtë, ata duhet të kurohen, duke evituar së pari lyerjen e shpeshtë të tyre, së dyti piastrën dhe trajtime të tjera për flokët.

Së treti, kujdes i veçantë duhet treguar edhe në zgjedhjen e shampos dhe balsamit për flokët.

Së katërti, duhen prerë majat e dyfishta të flokëve, në mënyrë që të mos dëmtohet pjesa e shëndetshme e tyre.

Së pesti, shmangni ndryshimet ekstreme të bojës së flokut, pasi është një shkatërrim i garantuar.

Së gjashti, hiqni dorë nga nxehtësitë e tepërta gjatë krehjes apo modelimit të flokëve.

Së shtati, për stimulimin e rritjes së tyre këshillohet që një herë në dy javë t’i shpëlani me ujin e rozmarinës, pasi kjo e fundit të jetë zier në të.

Dhe së teti, rrënja e flokut ka nevojë që një herë në javë të masazhohet me delikatesë para larjes, pasi kështu stimulohet rritja e tij./a.y/noa.al/