Transmetuar më 14-06-2021, 19:27

Aktori i famshëm amerikan i filmit, teatrit dhe televizionit Ned Beatty ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Agjentja e tij, Deborah Miller, tha se aktori ndërroi jetë dje në "vdekje natyrore" në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Beatty lindi në vitin 1937 në Louisville, Kentucky.

Ai ka aktruar në më shumë se 160 filma dhe një numër të madh të serialeve televizive. Ai ishte nominuar për Oskar, dy Emmy dhe Globin e Artë. Ai gjithashtu fitoi çmimin Drama Desk Award.

Ai arriti sukses të madh komercial në filma të tillë si "Çlirimi" (1972), "TV rrjeti" (1976), ndërsa luajti në disa vazhdime të "Supermen-it”.